Zoran Zaev: Do t’i padis për shpifje nuk jam i invovluar në rastin “Zhvatje”

 

Kryeministri Zoran Zaev edhe një herë sot ka hedhur poshtë çfarëdo përzierje të tij apo involvim të funksionarëve të lartë në rastin “Zhvatje”, transmeton Koha.mk

Zaev i cili sot është në Prilep për lëshimin në përdorim të eko- autobusëve në transportin publik duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve të komentojë publikimet në disa media ku në procesverbal përmenden emri i tij dhe funksionarë të lartë shtetërorë se i kanë paralajmëruar të dyshuarit në “Reket”, sipas Zaevit është gënjeshtër dhe manipulim.StrugaLajm

Zaev ka paralajmëruar padi për shpifje duke e ftuar Prokurorinë të konfirmojë vërtetësinë e procesverbalit që përmendet.

“Së pari e ftoj prokuroren publike ta vërtetojë besueshmërinë e procesverbalit që është bërë dhe e ndershme është të thuhet nëse ajo është thënë ashtu. E dyta, patjetër që do të padisim, pasi ajo nuk është e vërtetë. Disa herë, unë kam hedhur poshtë çfarëdo lidhshmërie me Boki 13, Bojan Jovanovski lidhur me rastin “Zhvatje” dhe sot e kësaj dite mbetem në atë qëndrim. Absolutisht është obligim i Prokurorisë të del publikisht nëse është thënë ajo. Siç pash mëngjesin e sotëm është publikuar vetëm një faqe e procesverbalit, pastaj shpjegohet që paraqet manipulim serioz. Çdoherë dua të inkurajojë gazetarët të hulumtojnë gjithçka që është me rëndësi për opinionin, por të manipulojnë, për këtë ka përgjegjësi. Unë personalisht, ndërsa besoj bashkë me mua Radmilla Shekerinska, Nikolla Dimitrov, Frosina Remenski të gjithë që janë përmendur. Do të ftoj bashkë me mua të ngritin padi për shpifje dhe atje t’i hapim dokumentet dhe opinionit t’i tregojmë se gënjen gazetari që e liferon këtë shkresë”, ka thënë Zaev.StrugaLajm

Në pyetjen nëse do të kërkojë përgjegjësi politike nëse vërtetohet se nga politikanët ka të përzier në rastin “Zhvatje” ose do të pret të bartin përgjegjësi politike, Zaev ka thënë se mbi përgjegjësinë dhe drejtësinë nuk guxon të jetë askush.

“Unë personalisht nuk besoj se dikush nga funksionarët e lartë të LSDM-së është i involvuar, por ia lë hetimit ta tregojë atë. Ligji vlen për të gjithë, pa dallim nëse është funksionar. Inkurajoj hetuesinë, Prokurorinë publike, krejt gjyqësinë. Detyrë e jonë si pushtet ekzekutiv është të krijojmë kushte të hetimit të pavarur që do të jep të gjitha përgjigjet. Ajo është sfidë të gjithë të tregojmë si shtet nëse dimë të përballemi me kësi dukuri devijonte, kriminale që na ndodhin në shoqëri. Kësi raste ka kudo në botë, çështja është se si shteti përballet me ta përmes të gjitha institucioneve”, ka thënë Zaev.

In : Aktuale

Loading...
loading...