Zoran Zaev: Më vjen keq, s’ka përparim në negociata me BDI-në

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev pas takimit me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se nuk ka përparim në negociata dhe se sipas tij dhe presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski të dielën duhet të jepet mandati për formim të Qeverisë.

“Më vjen keq se ende nuk ka përparim në bisedime. Sipas presidentit të shtetit, sa jam i informuar, afatet tash më rrjedhin për dhënien e mandatit. Sipas kryetarit të Kuvendit, ai mendon se njëherë duhet të zgjedhet kryetari dhe më pastaj rrjedhin afatet. Meqë presidenti i shtetit mendon se rrjedhin afatet, kjo do të thotë se të dielën do të duhet të dorëzohet mandati”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.StrugaLajm

Kur u pyet se a kanë ngecur negociatat në pjesën e kryeministrit shqiptar, Zaev me përgjigje: Nëse hy në ato komente, nuk do ta ndihmoj procesin negociues.StrugaLajm

Edhe pse disa herë u pyet, refuzoi të tregojë se ku kanë ngecur negociatat dhe pse ende nuk ka marrëveshje./TV21

In : Aktuale

Loading...
loading...