Aktuale
Zoran Zaev: Ndihma sociale rritet në dhjetë mijë denarë (Video)
Kryeministri Zoran Zaev përmes facebookut ka sjellur lajmin e madh për familjet e rrezikuara sociale. Zaev ka bë të ditur se ndihma sociale do të rritet më shumë se 300 për qind, kurse si shembull ka marrë një familje katëranëtarëshe, shkruan Gazeta Lajm.
“Një familje katër anëtarëshe me rrezik social do të marrë kompensim mujor prej 10.600 denarëve, në vend të 3.029 denarëve të deritanishme. Fjala është fjalë, i kthejmë paratë te qytetarët”, ka shkruar Zaev në Facebook.