Zoran Zaev: Në mbrëmje vendoset për Ministrinë e Shëndetësisë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sot gjatë konferencës së mbajtur të përbashkët njoftuan se “Të dy shtetet kanë qëllim që të vazhdojnë bashkëpunimin e dy shteteve, unë jam kryeministri i parë i Maqedonisë i cili ka vizituar Kosovën, si dhe do te takohem me Kryeparlamentarin dhe Presidentin e shtetit, transmeton Zhurnal.

“Sot kishim rastin te flasin per bashkëpunim si dhe hapjen e vendkafilimit kufitar, Bellanoc Stançiç, dhe autostradën Prishtinë –Maqedoni, Hani Elezit. Më tej 21 marrëveshje do të nënshkruhen për të mirën e qytetarëve nga të dyja shtetet , sepse dy shtete janë me aspirata të njejta, për antarësimin e Maqedonisë dhe Kosovës në Nato , sepse e ardhmja eshte ne Nato dhe BE” tha Zaev.

Ai më tej shtoi se të gjithë qytetarët e të dyja vendeve maksimalisht të bashkëpunojnë në të gjitha sferat si në kulturë, arsim e më gjerë.

Kryeministri Ramush Haradinaj dha mesazhin që Zoran Zaev me vizitën e tij e ka dërguar një mesazh të qartë të nderimit dhe të rrespektimit të ndërsjelltë.

Në pyetje të gazetarëve të dy kryeministrat për pothuajse temat më të ndijshme kishin qëndrim të njejtë.StrugaLajm

Zaev i pyetur për politikën e brendshme si dhe plotësimin e posteve të lira ministrore deklaroi se”Sonte në mbrëmje, partnerët e koalicionit do të kenë takim për postin e Shëndetësisë dhe postet e tjera që kanë mbetur të zbrasura, dhe shpresoj që sonte të vendosim”.

I pyetur edhe për propozimet e shfaqura në mediat Greke për propozim të emrave për Maqedoninë, ai tha se nuk ka arritur deri këtu të bisedohet, si dhe pret që sot me negociatorin Metju Nimic, të dyja vendet si Greqia dhe Maqedonia, fuqimisht të tregojnë dëshirën për të tejkaluar pikat stopuese rreth kontestit me emrin.

In : Aktuale

Loading...
loading...