Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev fillon vizitën në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, është pritur nga homologu i tij kosovar, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, është pritur nga homologu i tij kosovar, Ramush Haradinaj. Kryeministri Zaev dhe delegacioni i tij u pritën me ceremoni shtetërore në Kryeministrinë e Republikës së Kosovës. Pas takimin me kryeministrin Haradinaj, kryeministrat e dy vendeve fqinje do të adresohen në një konferenë të përbashkët për shtyp. Gjatë ditës kryeministri maqedonas do të ketë takime edhe me krerët tjerë të Republikës së Kosovës si me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe me presidentin Hashim Thaçi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...