Zoran Zaev: Pagat e mjekëve do të arrijnë në 100 mijë denarë

Kryeministri Zaev zotohet se do të gjenden resurse për rritjen e pagave të mjekëve specialistë dhe personelit tjetër mjekësor, aq sa ka qenë e premtuar. Protestat dhe bojkoti nuk janë zgjidhje, shton Zaev, duke ftuar Sindikatën e Qendrës Klinike që përmes rrugës së dialogut të merren vesh me ministrin e Shëndetësisë dhe drejtorët e Fondit Shëndetësor.

“Ne mundohemi që ta arrijmë atë shumë prej 100,000 denarësh, është çështje ambicioze që nga më pak se 40,000 denarë të arrijë në 100,000 paga e specialistëve sepse ajo automatikisht i hap spiralet e pagave të tjera. Kur planifikojmë rritje të pagave të specialistëve, menjëherë duhet ta planifikojmë edhe për infermierët dhe personelin spitalor sepse ata punojnë në mënyrë grupore – tha Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Nga Sindikata e Qendrës Klinike thonë se protestat janë zgjidhja e vetme pasi ministri për gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pranuar bisedime me to. Megjithatë shtojnë se janë të hapur për dialog me qëllim që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme.StrugaLajm

Në asnjë moment, ne nuk kemi qenë pengesa për mospasjen e asnjëfarë lloj bisedimesh me ministrin për dhjetë muaj të tërë, që nga momenti i parë që ministri do ketë dëshirë për bisedime me ne, do jemi të gatshëm për bisedime. Ky është një mesazh pozitiv i kryeministrit i cili porosit që ministri së bashku me Fondin të bisedojmë. Protestat dhe greva janë zgjidhja jonë e fundit, nuk jemi për asi zgjidhjesh, duam dialog por nuk e kemi dhjetë muaj të tërë – u shpreh Goran Begoviq, Kryetar i Sindikatës së Qendrës Klinike “Nënë Tereza”.

Ditë më parë Sindikata e pavarur e të punësuarve në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” u kërcënua me protesta dhe bojkot nëse deri në fund të vitit pagat e mjekëve specialistë nuk do të arrijnë 100,000 denarë ashtu siç Qeveria ka premtuar, dhe siç figuron në programin e saj. Qeveria rriti për 10% pagat e mjekëve dhe 5 % të personelit tjetër mjekësor gjë që është larg shumës së premtuar.

In : Aktuale

Loading...
loading...