Zoran Zaev po nis ta imitojë Gruevskin, vonohet 40 minuta

Me dyzet minuta vonesë, kryeministri Zoran Zaev doli para gazetarëve për të prezantuar projektimin e buxhetit për vitin 2018. Në stilin e paraardhësit të tij Nikolla Gruevskit, edhe Zaev vazhdon praktikën e vonesës së kryeministrave në ngjarjet publike. Konferenca për media e thirrur për në orën 11:30 në Qeveri, filloi në orën 12:10 minuta, për shkak të vonesës së kryeministrit Zoran Zaev.

“Të nderuar kolegë, fillimisht kërkojmë falje për vonesën, ju faleminderit për durimin për konferencën për media” Vonesën e tij, Zaev tentoi ta arsyetojë me një takim paraprak në Qeveri.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...