Të gjithë ju që ngelët në shtëpi e di se tmerroheni nga mendimi që të kthehet regjimi i Gruevskit. Dërgoj porosi drejt jush, detyrë e jona atdhetare është ta sigurojmë shtetin dhe ai të na shkojë përpara, theksoi kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme në qendër të Prilepit.
Ai porositi zgjedhjet të jenë të suksesshme dhe demokratike.
“Përfundimisht të jemi qytetarë përgjegjës dhe të sjellim vendim. Më 5 maj është mundësi e shkëlqyeshme të zgjidhet e ardhmja në mënyrë që të vazhdojë të shkojë shteti përpara”, shtoi Zaev.