ZORAN ZAEV: Vazhdojmë bashkë me BDI-në, jam i hapur për bashkëpunim me të gjithë

Kryeministri Zoran Zaev pret që koalicioni qeveritar të mbijetojë edhe pas zgjedhjeve lokale, ndërsa shumica parlamentare të mbetet stabile dhe të rritet. Ai shton se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, përfshirë edhe individë të opozitares VMRO-DPMNE në interes të qytetarëve dhe shtetit. “Vazhdojmë bashkë me BDI-në, mbështesim kandidatët e BDI-së dhe besoj se ky do të jetë kontributi i qytetarëve në Maqedoni”, ka thënë Zaev gjatë vizitës në Draçevë, transmeton Medial.mk. Për koalicionimin e ASH-së me BESËN për rrethin e dytë dhe nëse ky rigrupim nënkupton edhe dalje nga qeveria  pas 29 tetorit, Zaev ka thënë se është e drejtë legjitime pasi ka kundërkandidat nga BDI në Gostivar dhe Strugë. Megjithatë është e drejtë e Aleancës sesi do të vendosin. Unë pres që koalicioni qeveritar të mbijetojë dhe të forcohet në periudhën që vijon. Por jam i bindur se shumica parlamentare është stabile dhe ajo do rritet”, ka thënë Zaev. Ai ka shtuar se me PDSH-në nuk ka pasur takim me liderin e asaj partie Menduh Thaçi për koalicionim për shumicë të re parlamentare apo pjesëmarrje në qeveri.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...