ZOTI PRESIDENT MENDO ME KOKË TË FTOHTË

Deklarata e Presidentit të Shtetit për mendimin tim është disi e ngutshme dhe jo e menduar mirë, përderisa shumica parlamentare është dakorduar që në letërnjoftimet e reja të vendoset edhe grafa e përkatësisë etnike. Çdo herë kur shqiptarët kërkojnë diçka, është e pa mundur që të mos dalë ndonjë Subjekt Politik apo individ, që të mundohet në një farë mënyre ta pengon ose së paku ta zvarritë si proçedurë.
Kjo kërkesë e shqiptarëve është legjitime, po aq sa edhe kërkesat e më hershme, edhepse paraardhësit tuaj, u munduan me mish e me shpirt që t’i pengonin, por nuk ia dolën (u vonuan, por u mbaruan, dhe ata mbetën të turpëruar).
Ju z. President shumë shpejt harruat se në krye të shtetit keni ardhur pikërisht edhe me votën e shumicës shqiptare, dhe në fjalimet e juaja të një “ëngjëllori” jeni munduar të përshëndetni edhe në gjuhën shqipe, (dorën në zemër e keni bërë) dhe disi i bindët se do të ishit President për të gjithë i njëjtë, por fatkeqësisht shqiptarët sot u ndien të zhgënjyer me deklaratën tuaj të përshpejtuar.
A keni mundësi z. President të përgjigjeni në disa pyetje (për hir të opinionit), si psh:

  • Në rast se fëmijët e juaj u pyesin: A është e vërtetë babi që shqiptarët janë më prejardhje: turke, rome, çerkeze apo… ?, ose tjetra: A është e vërtetë se shqiptarët janë hajdut, vrasës, pushtues apo…? Si do të ndiheshit dhe çfarë përgjigje do tu jepje fëmijëve tuaj i nderuar President?
  • Z. President, Ju si njeriu i parë i këtij Shteti, është e natyrshme që keni takime të pa numërta me Diplomatë të huaj, si jashtë ashtu edhe brenda . Gjithsesi shumica e tyre e njohin bukur mirë historinë, demografinë dhe kulturën e popujve që jetojnë në këtë Shtet të vogël multietnik. Në rast se dikush nga këto do t’u bënte pyetjen (hipotetike) për prejardhjen e shqiptarëve, cila do të ishte përgjigjja Juaj i nderua Kryetar? Është normale që përgjigjja do të ishte ajo që duhej (mbase jam i sigurtë që e dini drejtë). Pse atëherë nuk reagoni si njeriu i parë i Shtetit për ofendimet që i bëhen kombit shqiptar? Çka u pengon?
  • Qindra maqedonë/e i kanë zënë vendet e punës nëpër Institucionet e Shtetit me deklarata fallse të shkarravitura me dorë dhe të vërtetuara në Noter “si shqiptar/e”!!!
    Pse vallë Ju si President “i të gjithëve”, kurrë nuk e ngritët zërin për këtë çmenduri që bëhet para syve tuaj dhe opinionit të gjerë?

Lëreni të zgjedhurit e popullit ta zgjidhin këtë në Parlament, është punë e tyre, se kur dhe si ta bëjnë.
Z. President mos u frigoni nga grafa e etnisë në letërnjoftimet e reja të Shtetit me emrin tashmë të rij që e njeh e tërë bota, kjo është legjitime dhe demokratike, do ju ndihmoj edhe Ju si President edhe shtetit.StrugaLajm

Fitni DalipiStrugaLajm


Loading...
loading...