Blerton Sheji futbollisti strugan u thirr në mini-kampin në organizim të selektorit të Maqedonisë

🟥⬜️Futbollisti ynë, Blerton Sheji, gjatë këtyre tre ditëve ishte pjesë e mini-kampit të organizuar nga seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski.
🟥⬜️ Sheji bënte pjesë në mesin e 20 futbollistëve të përzgjedhur, tek të cilët Angellovski mund të konsiderojë në të ardhmen.
🟥⬜️ Blerton Sheji gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses U21 të Maqedonisë, ndërsa kujtojmë se i njëjti ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore me Kombëtaren shpresa të Shqipërisë.
🟥⬜️ Neve si skuadër mburremi me këtë talent që kemi, me shpresë se shumë shpejtë do të bëhet edhe pjesë e pandarë e njërës prej ekipeve përfaqësuese të vendit, qoftë ajo U21, apo edhe ekipi i parë që këtë vit për herë të parë në historinë e futbollit vendor do të marrë pjesë në një Europian.StrugaLajm

ForcaStruga 🤍❤️

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...