Zvicër: 5 mijë franga dënimi nëse nxënësi nuk ia jep dorën mësueses!

Nxënësit në kantonin e Basel-Land janë të obliguar që t’u japin dorën mësuesve, ose, nëse s’e bëjnë këtë, prindërit e tyre mund të dënohen deri në pesë mijë franga.

Parlamenti zviceran ka hedhur poshtë një propozim për një ligj federal që do t’i obligonte nxënësit në Zvicër që të shtrëngojnë duart me mësuesit e tyre. Propozimi kishte ardhur nga Partia Popullore (SVP), por që nuk kishte marrë votat e mjaftueshme, ka njoftuar agjencia e lajmeve “ATS”, shkruan ‘The local”.

Projektligji u paraqit si rezultat i zemërimit të vitit të kaluar, kur në një shkollë në Therwil, në kantonin e Basel-Land, dy djem myslimanë refuzuan t’ua japin dorën mësueseve të tyre për arsye fetare, përcjell albinfo.ch.StrugaLajm

Shkolla fillimisht e lejoi këtë, por shkaktoi shumë zhurmë në Zvicër, me njerëz që thoshin se refuzimi i djemve ishte një fyerje ndaj kulturës zvicerane, meqë shtrëngimi i dorës mes nxënësve dhe mësuesve të tyre është zakon në Zvicër. Kështu ishte shprehur edhe ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga.

Dy muaj më vonë autoritet arsimore në Basel-Land vendosën që të përjashtojnë dy djemtë, sepse interesi publik në lidhje me integrimin e të huajve dhe barazinë midis burrave e grave i tejkaloi lirinë e fesë të nxënësve.StrugaLajm

Nxënësit në kanton tani janë të detyruar të shtrëngojnë duart, ose prindërit e tyre do të gjobiten deri në 5 mijë franga. Ky dënim vlen nëse një nxënës nuk i jep dorën mësueses, apo një nxënëse mësuesit, pra kur gjinia është e kundërt.

Kantonët e tjerë janë të lirë të vendosin temat e tyre rreth kësaj çështje, por parlamenti vendosi se kjo nuk ishte një çështje federale.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...