Zvicër, arrestohen dy shtetas nga Maqedonia

Policia zvicerane e Kantonit St.Gallen, paraditen e së enjtes ka kontrolluar një lokal në Wil. Me këtë rast janë arrestuar katër persona.

Pas marrjes së një informate, policia zvicerane ka kontrolluar paraditen e së enjtes një lokal në rrugën „Hubstrasse“ të Wilit. Aty kanë punuar në mënyrë ilegale dy shtetase të huaja.

Sipas një komunikate të policisë, në lokal janë arrestuar një shtetase 28-vjeçare serbe dhe një 24-vjeçare boshnjake.StrugaLajm

Që të dyja nuk kanë pasur vendbanim në Zvicër. Gjithashtu është arrestuar edhe një person 61-vjeçar dhe një tjetër 39-vjeçar, që të dy me shtetësi maqedonase. Sipas policisë, të dy maqedonasit jetojnë në rrethinë të St.Gallenit.StrugaLajm

Përpos kësaj, policia ka konfiskuar edhe disa lap-top, me të cilat janë realizuar lojëra ilegale të fatit, si dhe pajisje tjera elektronike dhe dokumente. Tani duhet llogaritur në masa përkatëse penale, si dhe shkelje të Ligjit për të huajt./Shtegu.com

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...