Zvicër: Shqiptari i vë zjarrin veturës së vet, digjet i gjithë garazhi

Gjykata Penale e Lucernit e ka dënuar me dy vjet e gjysmë burg kosovarin 26 vjeçar për zjarrvënie. Ai kishte djegur veturën e vet në një garazh nëntokësor në Willisau, në natën e vitit të ri 2014, shkruan luzernerezeitung.ch.

Përveç veturës së tij,e cila ishte djegur plotësisht, me atë rast kishin pësuar djegie edhe makinat tjera që ndodheshin aty si dhe pesë hyrjet e ndërtesës së banimit që lidheshin me garazhin. 13 persona i ishin nënshtruar kontrollit mjekësor për helmimin që kishin pësuar nga tymi, transmeton albinfo.ch. Dëmet materiale të shkaktuara nga zjarri kanë qenë gjysmë milion franga.

Gjykata ka konstatuar se kosovari i ka vënë zjarrin makinës së tij për shkak të problemeve financiare që ka pasur.StrugaLajm

Nga dy vjet e gjysmë burg sa është dënimi, ai duhet t`i mbajë vetëm tetë muaj. Pjesa tjetër i është shndërruar në dënim me kusht. .StrugaLajm

Dënimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm. Lënda është bartur më tutje në Gjykatën e Kantonit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...