Zvicra do e ndalojë aksionin për shpërndarjen e Kuranit

Më 30 maj 2014, në vendin “Place du Molard”, disa libra Kurani ishin duke u shpërndarë. Një flamur mysliman ishte hedhur nga xhihadistët. I alarmuar, shërbimi informativ i Konfederatës ka filluar një investigim. Aksioni shumë i kontestuar i shpërndarjes gratis të librit të shenjtë islam, Kuranit rrugëve të qyteteve zvicerane, ka marrë një minus edhe nga Parlamenti. Dhoma Nacionale e Parlamentit të Zvicrës ka votuar sot me shumicë për ndalimin e organizatës “Lies” që shpërndan Kuranin, raporton sda.ch. 109 deputetë kanë votuar për ndalim dhe 64 kundër. Ky votim është bërë mbi bazën e mocionit të deputetit nacional nga SVP, Walter Wobmann. Sipas tij, organizata në fjalë ka lidhje me salafizmin. Wobmann thotë se përmes aksionit “Lies”, të rinjtë idoktrinohen dhe rekrutohen për pjesëmarrje në xhihad. Dhe kjo, sipas tij, shkon larg përtej lirisë fetare. Ditë më parë Qeveria e Zvicrës kishte hedhur poshtë ndalimin e organizatës së përmendur. Baza ligjore për një gjë të tillë është ende e pamjaftueshme, ka thënë ministri i mbrojtjes, Guy Parmellin. Megjithatë, Këshilli Federal ka inkurajuar kantonet që kanë filluar të marrin masa kundër këtij aksioni. Këtë mocion, sipas radhës, do ta shqyrtojë edhe Dhoma e Kantoneve e Parlamentit të Zvicrës.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...