Zvicra nuk është kundër angazhimit të imanëve mysliman në Armatën

Argumentimi që Këshilli Federal i ka bërë përgjigjes pozitive është se pjesëtarët e armatës, pavarësisht nga religjioni i tyre, kanë të drejtë të përkujdesjes shpirtërore

Këshilli Federal (Qeveria e Zvicrës) e mbështet në parim angazhimin e klerikëve myslimanë në shërbim të përkujdesjes shpirtërore të ushtarëve të besimit islam në ushtrinë e vendit. Por për një gjë të tillë nuk ekzistojnë kushtet, shkruan srf.ch. Kjo ka qenë përgjigja që Këshilli Federal i ka dhënë një mocioni të bërë në parlament.

Kreu i Forcave të Armatosura të Zvicrës, Philippe Rebord, në janar të këtij viti kishte thënë se nuk kishte asgjë kundër angazhimit të imamëve në ushtri, transmeton albinfo.ch. Kjo deklaratë e tij pastaj kishte shkaktuar pyetje kritike të parlamentarëve.

Ndërsa argumentimi që Këshilli Federal i ka bërë përgjigjes pozitive është se pjesëtarët e armatës, pavarësisht nga religjioni i tyre, kanë të drejtë të përkujdesjes shpirtërore. Kjo e drejtë mbështetet në bazën ideore të ekumenizmit.StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...