Zv/kryeministri Pacolli zgjedh Ohrin si destinacionin më të afërt për në Korcë

Zv/Kryeministri I Kosovës njëkohësisht ministër i jashtëm ,Behgjet Pacolli ka shfrytëzuar sot aeroportin e Ohrit si destinacionin më të afërtë drejt Korcës ku qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës në drejtimin e Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt do të mbajnë një takim të përbashkët ku do të nënshkruen një sër marrëveshjes me interes të përbashkët.Pacolli sic mëson Strugalajm.com nga Zvicëra ka udhëtuar me aeroportin e tij drejt Ohrit nga ku me makinë është nisur drejt Korcës.Qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës me rastin e 28 nëntorit ditës së flamurit do të bëhen pjesë e shumë aktiviteteve kushtuar kësaj ngjarje me rëndësi për gjithë shqiptarët. Pas Korcës të dy delegacionet do të zhvendosen në ditën e pavarësisë, në qytetin e Vlorës, ku në mesditë do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamurit në sheshin e “Pavarësia”.Pas ceremonisë, do të shpallet zyrtarisht edhe logoja e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.Pas axhendës së ditës, dy delegacionet do të nisen për në Tiranë, ku do të marrin pjesë në pritjen që organizohet nga Presidenti i Republikës, me rastin e festës kombëtare.Edhe qeveria e Kosovës ka shpallur ditën e 28 nëntorit, si festë kombëtare dhe ditën e shqiptarëve.(Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...