Zylali:Votoni Idri Istrefin që Strugën t’ua kthejë qytetarëve të saj

Të nderuar familjarë, të afërm, miq, dashamirë,
Në mënyrë të veçantë, të dashura nëna, motra, zonja, gra,
Teksa po numërohen orët e fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale 2021,
përulësisht ju bëj apel dhe ju ftoj që ditën e diel në mënyrë masovike e dinjitoze, të kryejmë detyrën më të lartë qytetare, votimin!
Vota, është respekt për veten dhe për vendin!
Ndaj, dilni dhe votoni të qetë, të lirë, me zemër të pastër, me mendje të kthjellët, dhe rrethoni të vetmin opsion për të cilin do të ndjeheni krenar që kontribuat për të ardhmen e Strugës sonë!
Rretho 6 dhe jepini mundësinë z. Idri Istrefi që Strugën t’ua kthejë qytetarëve të saj!
Na priftë e mbara!
#pastër
#rretho6 💜
Premtime Zylali-Deliaj

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...