1001 arsye pse shqiptarët nuk ju besojnë institucioneve shtetërore!

Nga Huzeir MUSTAFA/

Është bërë thuaj se top temë këto ditë fakti se gjoja shqiptarët Maqedonisë së Veriut janë fajtorët kryesorë të rikthimit dhe infektimit me të madhe të virusit Covid 19.

Kjo temë nuk është e rastësishme dhe as e momentit, kjo bëhet me qëllim për ti paraqitur shqiptarët si popull i egër që nuk i dëgjon e rrespekton këshillat e vendimet e institucioneve shtetërore, nuk respektojmë rekomandimet e intitucioneve shëndetësore edhe pse ka të bëjë drejpërdrejtë me shëndetin e tyre.

Të gjitha këto janë të pavërteta dhe shpifje që bëhen me tendencë pêr ta mbuluar dështimin e qeverisë në menaxhimin me situatën me pandeminë sepse RMV është e vetmja në rajon që me gjitha statistikat ka dështuar në gjitha segmentet e menaxhimit të pandemisë.

Nuk mund të fajësohen shqiptarët si popull kur dihet se janë të një gjaku me shqiptarêt e shteteve amë Shqipëri e Kosovë e ku atje përballja me pandeminë ka qenë shumëfishë me e sukseshme edhe për kundër problemeve politike sidomos në shtetin e Kosovës.

Që shqiptarët nuk besojnë në institucionet shtetërore është e vertetë dhe se vendimet e qeverisë i marin me dyshime kjo nuk ka të bëjë me situatën momentale por me qasjen që shteti ka patur karshi shqiptarëve tani gati më tri dekada.

Nëse e ndajmë këtë 30 vjeçar në dy periudha kohore do të shohim se në dy periudhat shqiptarêt kanë qenë cak i sulmeve e montimeve shtetërore.
Periudha e parë prej pavarsimit të Maqedonisë deri në v. 2001, shqiptarëve ju montuan me dhjetra e më shumë raste, çdo kerkesë e tyre legjitime e natyrshme merrej dhe konsiderohej si rrezik për sigurinë e shtetit dhe pastaj shteti e kthente në mënyrën më të egër.
Rikujtojmë rastet famëkeqe si Bit Pazari, Ladorishti, Gostivari 1997, hapja e Universitetit të Tetovës me shume të burgosur edhe me viktima etj.

Periudha e dytë ajo pas luftës së 2001 ku arsyet e lartëcekura sollën deri te përballja në frontë mes ushtrisë çlirimtare kombëtare dhe ushtrisë e policisë së shtetit, luftë e cila përfubdoj me marrëveshjen paqësore të Ohrit.

Kur të gjithë menduam se rastet e montuara dhe qasja e tillë ndajë shqiptarëve do të pêrfundoj dhe se shqiptarët më nuk do të trajtoheshin si në periudhat para 2001.StrugaLajm

Pa kaluar akoma dy vite shteti filloj me hakmarrjen tani më edhe më të ashpër.

Në v. 2003 shteti i udhëhequt nga partitë politike LSDM-BDI filloi një aksion policorë kundë ish ushtarëve të UÇK-së në fshatin Brezë të cilët ishin të paknaqur nga statusi i ish luftëtarëve të UÇK, pasojat ishin të rênda, dy djem të ti të vrarë, tjerë të plagosur, shtëpi të djegura e shumë të burgosur.

Viti 2004 do të ishte i kobshëm për banorêt e Sopotit. Të gjithë jemi dëshmitar se si u montuan shqiptarët e atij fshati kufitar, e pas 15 viteve u dëshmua se shqiptarët e Sopotit paskan qenë të pafajshëm dhe kanë fjetur burg për një vepêr që nuk e kanë bërë.

E gjitha përfundoj me një dëmshpërblim me të holla por askush nuk dha përgjegjsi, kush i montoi , pse u montuan, nëse këta ishin të pafajshëm atëherë kush është fajtori.

2007 sjelli rastin famëkeq në Brodec të Tetovë me shumë pasoja ndaj shqiptarëve.StrugaLajm

Arrestimi dhe dënimi i kumanovarit Agim Beluli për një vepër që kurr se kishte bërë.

Rasti Alfa dhe burgosja me burg të përjetshëm të Rexhail Qerimit, edhe pse të gjithë dëshmuan se në momentin e vrasjes Rexhaili kishte qenë në vendin e tij të punës si kamarjer në çajtoren e fshatit.

Vrasja në rrethana mjaft të dyshimta e Harun Aliut me shokë.

Rasti famëkeq Monstra ku në momentin e arrestimit të shqiptarëve ish ministresha e punëve të mbrenshme i shpalli fajtor dhe i cilësoi si radikal islamik.

Viti 2015 do të na sjellë tani edhe një ndodhi tjetêr tani më edhe më të rëndë.
Ditën e 9 majit njê grup i ish ushtarëve të UÇK i gienden të tradhtuar e montuar në lagjën e Trimave dhe për pasoj u vranë 10 shqiptarë e shumë të tjerë u burgosën shumica me burg të pêrjetshëm.

Në vitin 2016 kur ra ish regjimi VRMO-BDI dhe qeverinë e krijoi subjekti tjetêr LSDM me subjektet shqiptare, sikur u krijua një fine shprese se drejtsia më në fund do të filloj të ringjallej. Mjaftoi rasti i parë dhe përsëri u rishfaqë urrejtja ndaj shqiptarëve, rasti i Almirit të vogël ky vrasêsi Boban Iliç u dënua lehtësisht sikur ka kryer vrasje aksodentale e jo me paramendim ashtu siç duket edhe në pajmet e publikuara, ishte dëshmia se drejtësia në këtë shtet vazhdon të jetë po e njejta, selektive e ashpër dhe e padrejtë me shqiptarët e butë dhe lehtësuese për maqedonasit.

Ndodhitë e 27 prillit janë argument shtesë për këtë fakt, organizatoret e këtij rasti, deputetët e VMRO u amnestuan dhe u falën sepse i duheshi ish kryeministrit Zaev, ndërsa shpëtimtari i kreut të ASH Ziadin Sela, Feta Alimi u dënua me 7 vite burg me akuzên për mosveprim.

Ka edhe shumë e shumë raste tjera që meritojnë trajtim dhe padtaj do të dalim te fillimi se përse shqiptarêt janë të pa dëgjueshëm dhe se nuk i respektojnë vendime e organeve shtetërore, se shqiptarêt qenkan konspiracionist, e shqiptarët ashtu e kështu.

Shqiptarët kanë të drejtë mos të besojnë edhe në organet e shëndetsisë, s’mund ta fshehim faktin që në të kaluarën kur një pacient shqiptar i është drejtuar spitaleve është dashur të paguaj mito nga pastruesi e deri te mjeku maqedon i cili as që e ka trajtuar si njeri por thjesht e ka shikuar si një monedhë.

Ka 1001 arsye, unë ceka vetëm disa prejt tyre se përse shqiptarët nuk besojnë në intsitucionet shtetërore, pra jo për fajin e tyre por për shkak të trajtimit të tyre nga ana e shtetir si qytetarë të dorës së dyte e tretë.

Shqiptarët do ta duan kêtë shtet atëhere kur do të jenë të bindur 100% se shteti do ti konsideron të gjithë qytetarêt e vet njësoj, pa dallim etnie, feje, apo partie.
E kjo për momentin duket tepër largë, por mos thënë e pamundur!

In : Aktuale

Loading...
loading...