8 vjet burg përdhunuesit shqiptar, videot e dy vajzave italiane zbuluan gjithçka 

 

8 vjet burg. Është ky dënimi që është dhënë ndaj shqiptarit Besnik Hoxha, taksistit i cili u shpall fajtor për abuzimin seksual me dy vajza të moshës 20-25 vjec.
Rastet i përkasin periudhës së korrikut 2016 dhe nëntorit 2017. Taksisti shqiptar i merrte vajzat për t’i shoqëruar në mbrëmje nga diskoteka për në banesën e tyre, por në fakt ka abuzuar me to. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari në të dyja rastet kishte ndalur makinën e tij në rrugë dytësore dhe më pas kishte përdhunuar vajzat. Prokuroria kërkoi 14 vite e gjysmë burg për Hoxhën, ndërkohë që ai u dënua me 8 vite.StrugaLajm

Shqiptari u arrestua në janar të 2018-ës pas një hetimi të gjatë. Ngjarjet e rënda kanë ndodhur rreth orës 4-5 të mëngjesit. Hoxha merrte në taksi edhe persona të tjerë, por në rastet e përdhunimit, pasi ka shpërndarë në shtëpi të tjerët, ai ka mbetur i vetëm në taksi, në raste të ndryshme, me dy vajzat që kreu marrëdhënie seksuale me dhunë.StrugaLajm

Përdhunuesi u zbulua se kush ishte edhe falë një video që dy vajzat kishin realizuar ndërkohë që ktheheshin në shtëpi me taksinë e Besnik Hoxhës.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...