Aeroporti i Zyrihut, 143 milionë franga fitim në gjashtëmujor

Aeroporti i Cyrihut bën të ditur se gjatë gjysmës së parë të vitit 2017 ka realizuar një fitim prej 143.2 milionë frangash. Kjo është plot 39.4 milionë franga më shumë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë, gjegjësisht tregon për një rritje prej 38 për qind.

Pjesën më të madhe në këtë rritje të fitimit e ka sjellë shitja e aksioneve që Aeroporti i Cyrihut ka pasur në Aeroportin e Bangalore-s në Indi. Pa këtë shitje, rritja e fitimit do të ishte për 8 milionë franga.StrugaLajm

Përveç fitimit, rritje të konsiderueshme gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka pasur edhe numri i pasagjerëve dhe i fluturimeve. Në këtë periudhë, aeroportin e kanë shfrytëzuar 13.7 milionë pasagjerë, që përbën një rritje prej 8.6 për qind. Ndërsa qarkullimi gjatë kësaj periudhe ka pasur një rritje më modeste: ai ka arritur në 488 milionë franga ose është rritur për 1.7%.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...