Aleanca e Strugës: Pyesim Ramiz Merkon, Dashmir Nasufin dhe Armend Shaqirin se a është legal parkingu në qendër?

 

Fotografitë janë bërë sot tek parkingu në qendër të qytetit, aty ku Ramiz Merko dhe Dashmir Nasufi i parkojnë përditë automjetet e tyre.
Dashmir Nasufi, ju para ca kohësh deklaruat se ka parkingje ilegale edhepse gjatë gjithë sezonit veror mblidhnit të holla pa kupona fiskal.
Tani na sqaroni. Ky parking a është legal apo jo?
Në qoftë se është legal, atëherë si ka mundësi që akoma nuk është rregulluar çështja e numrit tatimor të ndërmarrjes dhe pse nuk jepen kupona fiskal?
Në qoftë se është ilegal, atëherë si ka mundësi që kjo veprimtari ilegale të ushtrohet para syve tuaj dhe nga të punësuarit e ndërmarrjes komunale?!
Ndërsa Armend Shaqiri, Drejtori i Parkingjeve të na sqarojë se sa të punësuar ka ndërmarrja?
Sa janë të ardhurat e ndërmarrjes veç prej mjeteve të mbledhura nga parkingjet?
Sa është bilanci buxhetor për momentin?
Qytetarët kanë nevojë të dinë të vërtetën!
StrugaLajm

Të nderuar qytetarë, ju inkurajojmë që përderisa nuk ju japin kupon tatimor në këmbim të pagesës suaj për parkim, mos paguani para ose lajmëroni policinë! Mos e toleroni vjedhjen që po ju bëhet për çdo ditë sepse ato të holla nuk dihet se ku shkojnë!
Rastin e kemi paraqitur në organet që merren me hetim të krimit ekonomik dhe në polici. Do vazhdojmë ta paraqesim derisa dikush të reagojë dhe kjo situatë të zgjidhet.StrugaLajm

Aleanca Per Shqiptaret-Struge

In : Aktuale

Loading...
loading...