Aleanca e Strugës:Komuna të bëjë detyrën, rrugët duhet të pastrohen!

Bora e rënë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm e befasoi Komunën e Strugës. Fjalët e mëdha i mori era e i mbuloi bora.
Të parët e komunës në gjumë, ndërsa kompanitë e kontraktuara për pastrimin e borës kanë pritur që dikush t’iu a kujtojë ose kanë pritur që të mbarojnë rreshjet.
Ata që e pësojnë janë qytetarët e Strugës, të cilët janë bllokuar e nuk mund të kryejnë obligimet e tyre të përditshme.
Komuna në qoftë se nuk ka kapacitete për menaxhim të situatave të tilla, të kërkojë ndihmë nga institucionet tjera dhe të shtojë kapacitetet për zgjidhjen e kësaj situate.
Sipas informatave tona në shumë fshatra akoma nuk ka kaluar asnjë automjet për pastrimin e borës e në disa të tjerë kanë kaluar vetëm nga njëherë në mëngjes dhe i kanë lënë rrugët në mëshirë të fatit.
Pritet që temperaturat të ulen akoma dhe me këto rrugë të papastruara, situata do të përkeqësohet më tepër.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...