Ali Ahmeti do i jap fund karrierës politike, Talat Xhaferi kryetar i BDI-së?

Zërat se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së shpejti do të tërhiqet nga politika, detyrimisht edhe nga posti kryetar partie i BDI-së, janë shtuar së tepërmi kohët e fundit. Askush deri më tani nga partia blu nuk ka dhënë shpjegim dhe prononcim paraprak se çfarë do të jetë fati i Ali Ahmetit, por nga burime mirë të informuara nga BDI të cilat dëshirojnë të mbeten anonime, marrim vesh se Ali Ahmeti vendin e tij do i’a lëshoj kryeparlamentarit Talat Xhaferit. Sipas po të njëjtave burime, marrim vesh se Ahmeti këtë vendim pritet ta merr shkaku i përplasjeve të mëdha që po ndodhin nga fraksionet e brendshme partiake në BDI – përplasja mes Musa Xhaferit dhe Hazbi Likës, Blerim Bexheti me Msusin, Beqir Asani kundër Visar Ganiut, Bujar Osmani kundër Visarit, etj. Thuhet që Ali Ahmeti, beson që i vetmi person që mundet t’i zbusë gjakrat dhe përplasjet e mëdha brenda partisë, sipas Ahmetit mbetet të jetë Talat Xhaferi. A do të jetë Xhaferi i suksesshëm që t’i frenoj përplasjet brenda partiake në BDI, kjo do të mund të shihet pas marrjes së detyrës si kryetar i ri i BDI-së.StrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...