Alma Pollozhani,fiton vendin e dytë në Irlandë

Alma Pollozhani, karateistja e njohur me origjinë nga Bixhova e Strugës  rrëmben vendin e dytë JKA- Ëorld CUP në Irlandë si reprezantuese e Zvicrës.

Rezultati i Almës është më i miri për Zvicrën nga ky Kampionat. Alma Pollozhani ka fituar vendin e dytë, ndërsa garuesja tjetër zvicerane, Isenegger Leoni vendin e tretë.

“Kam fituar katër garuese dhe në finale humba ndaj karateistes belge. Jam fituese e vendit të dytë në kategorinë Kumite 19-21 vjeçare për femra. Ndjehem shumë mirë, erdhëm në Irlandë me një ndjenje shumë të mirë dhe me një dëshirë shumë të madhe për te arritur një vend ndër 3 me te mirat”, tha Alma Pollozhani, e cila është 19 vjeçare dhe vjen prej qytetit të Strugës dhe me Karate ushtron tash e dhjetë vite.

Alma Pollozhani ka lindur në vitin 1998 ndërsa  në sportin e karates është  aktive që në moshën 9 vjecare në klubin ‘’KAI- Dubendorf’’në drejtimin e trajnerit Fluturim Dauti, pastaj  kalon te klubi ‘’Shuyukan-Karate-Dojo’’në Ruti me  traner Beni Stossel. Qe nga fillimi ka qenë e talentuar  dhe dita ditës falë përkushtimit dhe displinës sportive  ka arritur  sukses duke qënë gjithmon ndër ma të mirat në cdo turnir  gjë të cilën e dëshmojnë medaljet e panumerta.StrugaLajm

 StrugaLajm

Në JKA World Championship në Irlandë kanë marr pjesë garues nga 52 shtete të botës dhe garat janë zhvilluar nga data 17-20 Gusht 2017.(Strugalajm.com)

 

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...