ALTERNATIVA dhe PDSH. Afër Zaevit, larg shqiptarëve

Nëse ka programe politike që janë te krijuara mbi konceptin kombëtar dhe etnik e më pas duke mbajtur llogari për te gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, është më e natyrshme, që subjektet politike shqiptare te bashkëpunojnë mes vete dhe të bëjnë koalicion parazgjedhore se sa një subjekt politik shqiptar të bëj koalicion parazgjedhor me parti të bllokut maqedonas

Destan JONUZIStrugaLajm

Shkup, 4 janar – Alternativa e Afrim Gashit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit do ti bashkohen blloku të koalicionit “Për jetë më të mirë” të LSDM-së së Zoran Zaevit. Burime partiake kanë brifuar se Alternativa është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion me LSDM-në, ndërsa kreu i PDSH-së Menduh Thaçi vet ka paralajmëruar se partia e tij do ti bashkohet këtij koalicioni, shkruan gazeta KOHA.
Nga ana tjetër, Alternativa edhe pse parti në pushtet paralelisht ka zhvilluar takime edhe me partinë opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) për t’iu bashkuar bllokut opozitar shqiptarë. Ndërkohë që burime mirë të informuara për gazetën KOHA thonë se sekretari i përgjithshëm i alternativës, Skender Rexhepi Zejd ka qenë shkaktari i mos realizimit të një takimi të përbashkët mes ASH-së, Lëvizjes BESA dhe Alternativës. Siç mëson KOHA në takim është dashur të ulen për tu dakorduar, Arben Taravari nga ASH-ja, Arjanit Hoxha nga Lëvizja BESA dhe Zejdi nga Alternativa.
Nga LSDM-ja thonë se ato janë të hapur për bashkëpunim, por se deri sa nuk ka diçka konkrete nuk mund të deklarohen për këtë çështje. Nga atje thonë se partia e tyre mbetet e hapur për bashkëpunim edhe me parti jo-maqedonase.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje nga bashkëpunimi i Alternativës dhe PDSH-së me LSDM-në, por flitet se bartësi në njësinë e gjashtë zgjedhore do të jetë kandidatë i njërës nga këto dy parti, si dhe në njësinë 1 dhe 2 do të kenë pozitat e 9 dhe 10 në listat për deputet.
Flakron Bexheti, zëdhënës i ASH-së në prononcim për gazetën KOHA tha se ato edhe më tej janë duke punuar për koalicion trepalësh. “Kryetari Ziadin Sela ka pasur takime me Kreun e Alternatives z.Afrim Gashin dhe me Kreun e Lëvizjes Besa, dy herë. Jemi duke punuar për një koalicion trepalësh mes ASH, Lëvizjes BESA dhe Alternativës. Mund të themi se bisedimet janë në rrugë të mbarë dhe sjellja jonë politike është konform këtij qëllimi për të krijuar një sinergji politike që do ta sjell ndryshimin e shumëpritur në skenën politike shqiptare, duke i përfaqësuar shqiptarët me dinjitet dhe me ofertë programore për tu siguruar gjithë qytetarëve një të ardhme më të mirë si në aspektin politik, atë të së drejtës, zhvillimit ekonomik, dhe mirëqenies sociale”, deklaroi Bexheti. Ai thekson se, nëse opozita pretendon të marrë verdiktin e popullit shqiptarë dhe ti përfaqësojë ata, atëherë duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët. “Nëse ka programe politike që janë të krijuara mbi konceptin kombëtar dhe etnik e më pas duke mbajtur llogari për te gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, është me natyrshme, që subjektet politike shqiptare të bashkëpunojnë mes vete dhe të bëjnë koalicion parazgjedhore se sa një subjekt politik shqiptar të bëj koalicion parazgjedhor me parti të bllokut maqedonas. Qëllimi ynë është ta dërgojmë në opozitë BDI-në sa më parë, dhe kjo do të ndodh, sepse këtë e duan votuesit shqiptar, dhe kjo do  të ndodh më 12 Prill”, nënvizoi Bexheti.StrugaLajm

Nga Lëvizja BESA e Bilall Kasmait janë më të rezervuar në deklarata për këtë çështje, duke theksuar se komunikimi vazhdon për formimin e një koalicioni opozitar. “Jemi në komunikim të vazhdueshëm për të arritur një koalicion opozitar parimor. Momentin që do kemi një finalizim do e njoftojmë opinionin publik”, deklaroi Elmendin Memishi, zëdhënës i Lëvizjes BESA.
Ndryshe, ka mesi i muajit shkurt parlamenti duhet të shpërbëhet dhe ti shpall edhe zyrtarisht zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Sipas sondazheve të deritanishme pritet një betejë e ashpër politike mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në bllokun politik maqedonas, dhe BDI-së, ASH-së dhe Lëvizjes BESA në bllokun politik shqiptar. 

In : Aktuale

Loading...
loading...