Arben Taravari: “Ilinditase” skandal i radhës i BDI-së sikur me stemën e VMRO-së

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari theksoi për INA se është skandaloz emërtimi Republika Ilinditase e Maqedonisë, sidomos aspekti i përkthimit, ndërsa sipas tij, qëndrimin partiak do ta bëjnë të ditur nesër në mbledhjen e kryesisë.
“Përkthim si ky nuk mund ti lihet një partie politike që nuk e ka përkrahjen as të 35 për qind të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo është çështje shumë serioze dhe delikate për të cilën duhet të vendosin akademikë dhe profesorë universitarë të lëmive të cakutara dhe jo një parti skandaloze politike”, theksoi për INA, sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Arben Taravari.
Sipas tij, BDI ashtu sikur me stemën e luanit të VMRO-së tani edhe këtë emërtim të shpifur deshtën ta shesin, që është gjoja shqiptare. “Ata duan ta bëjnë të njejtën gjë, por si[ dihet ata janë të vegjël që të kenë kapacitet që të pasurojnë fjalorin e gjuhës shqipe me fjalë apo emërtime të reja”, theksoi Taravari. Sipas tij, qëndrimi i qartë i ASH-së do të bëhet i ditur në mbledhjen e nesërme të kryesisë qendrore.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...