Borxhet, bixhozi,papunësia,politika prishin ekuilibrat e struganëve

Situata e vështirë politike që po kalon vendi ka dhënë inpakt dhe ka rënduar gjendjen emocionale te qytetarët. Sipas specialistëve të fushës, kjo situatë ka shtuar ankthin dhe pasigurinë se si do të jetë e nesërmja te një kategori e caktuar e qytetarëve, të cilët zgjedhin rrugë të ndryshme për t’u përballur me këtë gjendje – duke kërkuar ndihmë të specializuar apo duke zgjedhur largimin nga vendi. Edip Sheji, specialist psikiatër, i punësuar në Spitalin e Strugës, në një deklarim të mëhershëm ka thënë se janë të shumtë qytetarët që si rezultat i kësaj situate tranzicioni dhe pasigurie politike që kalon vendi prej shumë kohësh, zgjedhin mënyra të ndryshme për t’u përballur me ankthin dhe pasigurinë politike dhe financiare. Ai tregon se është rritur numri i qytetarëve të Strugës, të cilët kanë kërkuar ndihmë të specializuar si rezultat i problemeve që vijnë nga kriza e tejzgjatur politike-ekonomike dhe shtimi në masë i fenomeneve devijuese të përditshmërisë në institucionet e specializuara të fushës.

Edip Sheji në një prononcim të mëhershëm për strugalajm potencoi se pasiguria politike, mosperspektiva, papunësia, borxhet, bixhozi janë problematikat që kanë prishur ekuilibrat jo vetëm në rrafshin personal, por edhe në atë familjar dhe shoqëror te një kategori e qytetarëve në Strugë. Sheji potencon se pozitive në këtë situatë “shqetësuese” është fakti që tashmë qytetarët janë më të prirë për të folur për problemet e tyre, duke kërkuar ndihmën e specializuar, gjë që, sipas tij, është një faktor shpresëdhënës në funksion të tejkalimit dhe zbutjes së situatave të rënduara emocionale-psikologjike, të cilat në rast se nuk trajtohen, rezultojnë me pasoja jo vetëm në rrafshin personal, por edhe për rrethin familjar.StrugaLajm

“Kriza e tejzgjatur politike dhe ekonomike, ka dhënë një ndikim të madh në këtë drejtim, duke rritur ankthin dhe pasigurinë për të nesërmen, gjë që një kategori arrin ta amortizojë, ndërsa jo rastësisht një kategori zgjedh emigrimin. Papunësia, bixhozi, borxhet dhe fenomene të tjera të jetës bashkëkohore dhe problematikat që ata sjellin kanë rënduar dukshëm gjendjen emocionale dhe psikologjike te një pjesë e konsiderueshme e pacientëve që paraqiten për të kërkuar ndihmë. Një pjesë e tyre janë të prirë të respektojnë trajtimin dhe kurën, por jo të gjithë ia arrijnë të largohen nga veset dhe veprimet që i kanë sjellë në këtë gjendje”,përfundon Sheji.StrugaLajm

Fenomeni i lojërave të fatit dita ditës në Strugë po shënon një hop domethënës dhe shqetësues dhe po përfshin dhe po merr teren te të gjithë kategoritë sociale, duke filluar nga punëtorët e thjesht deri te intelektualët apo kuadrot më të kualifikuar, të cilët po shtojnë radhët e atyre që shpresojnë të fitojnë, duke luajtur në lojërat e fatit. Se ky konstatim i afrohet të vërtetës mjafton vetëm t’i hedhësh një sy qendrës së qyteti, ku në një perimetër të afërt janë stacionuar bastore të shumta, disa kazino dhe biznese të tjera që në themel të aktivitetit të tyre kanë lojërat e fatit.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...