Dasmorët tallen me muzikantët:Ju hedhin para të falsifikuara

Disa dasmor prej kur u lëshua në përdorim kartëmonedha prej 2.000 denarëve, janë duke u tallur me muzikantët që i argëtojnë në ahengjet e dasmave, shkruan Fokus.

Me qëllim që të kursejnë në bakshish, por edhe të tregohet para miqve, para një numri të madh të mysafirëve, gjithnjë e më shpesh përpunojnë kartëmonedha të falsifikuara, gjegjësisht i kopjojnë në printer të thjeshtë, dhe në pjesën e poshtme ju shkruan – Urime martesa.

Pastaj me të njëjtat, porosisin këngë, ndërsa muzikantët të përkushtuar në atmosferë, në gjithë atë turmë nuk e kanë vërejtur, por kur kanë shkuar në shtëpi, gjatë numërimit të bakshishit, e kanë vërejtur talljen.StrugaLajm

“Ishim në një dasmë private në një lokal brenda, festohej nata e fundit e beqarisë. Gjatë ahengut, njëri nga shoqëria na i hodhi kartëmonedhat e falsifikuara, me siguri si pjesë e shakasë së shkurtë, dhe i kemi vërejtur deri sa mbaroi ahengu. E gjithë kjo është mjaftë ofenduese dhe poshtëruese për ne muzikantët, të cilët mundohemi që t’ju sigurojmë aheng të paharruar”, ka treguar një muzikant, Toni Naumov nga Bumbari Bend.StrugaLajm

Ai nuk është i vetëm i cili përfundoi ashtu me bakshish të falsifikuar. Edhe shumë kolegë të tjerë të tij kanë pasur përvojë të njëjtë, por thonë se ju vjen turp që publikisht ta thonë.

“Befasitë e tilla ndodhin shpesh, prandaj kolegët le t’i hapin mirë sytë. Aspak nuk është qesharake, as argëtuese, por mjaftë nënvlerësuese për muzikantët, të cilët mundohen të punojnë në mënyrë të ndershme. Nëse dikush dëshiron të jetë ylli në aheng dhe të impresionojë me bakshish, ne ta bëjë ashtu siç është rendi e jo me para të pavlefshme të letrës”, kanë thënë koleget e Naumov.

In : Aktuale

Loading...
loading...

©