E shtrejnta jonë Shqipëri!…

E shtrejnta jonë Shqipëri!…

Përshendetje nga Maqedonia e Veriut,nga ato shqipëtar që hera herës jemi etiketuar si “Maqedonas” nga shqipëtarët e Shqipëris.Përshendetje nga këto shqipëtar qe Shqipërine e duan pa kushte,pa hile,pa politik..e duan “të varfër”ashtu sic është,të “djallëzuar”,”intrigante” “vjedhacake”..Përshëndetje nga këto shqipëtar që hallin tuaj e qajmë më shumë se hallin tonë..Nga këto shqipëtar që më shumë dimë për politikën tuaj,se për politikën tonë!Nga këto shqipëtar që me shumë se ju dëgjojnë dhe vlersojnë:Marinin,Elvisin,Arbërin tuaj dhe ne mahnitemi nga ato,krenoemi me ato..Ne jemi ato shqipëtar që ndoshta shumica prej jush nuk e keni dhe iden e egzistencës sonë..Ne që jemi si ato femijet “jetim” me nënën Shqipëri gjallë dhe jetojnë pa Prind!Ne që zemra na rreh shqip,Ne që jetojmë dhe frymojmè shqip…Ne që sot na dhemb e bardha zemër,na dhemb shpirti kur ju shohim juve në atë mjerim…Sa shume lëkundje ke përjetuar moj e jona Shqipëri!!Ti po lëkundesh,po tundesh,po sillesh po shkundesh dhe Ne që si te pafuqishëm sic jemi përball kësaj fuqie mbinatyrore sic është Zoti,Ne po lutemi..Lutemi për Ju!Ne që me mundësin që kemi erdhëm për tju ndihmuar,jo se jemi më tè “pasur” por atë cka kemi e ndajmè nga goja jonë dhe e japim!Por cpo shohim ju jeni mbledhur në turma njerëzish,jeni mbledh si në komunizëm dhe po ziheni,po vriteni për njè “pako”,ju që po keqshfrytezoni dhe ketè situat per tu “pasuruar”,ju qè me ndihmat tona po bèni biznes(në perjashtim tè nje pjese popullate te ndergjegjshmish),Ju qè sju ngopèn as tonelatat me ndihmè,Ju që keni bëre ndërtime biznesesh vdekjeprurëse!Po shohim te shemben ndertime të reja,pallate të bukura nga jashtë që brenda janë mjerim,janë ndërtuar thjesht për cështje biznesi? Kjo të dashur bashkombas dëshmon se Ju akoma nuk keni arrit atë pjekurin humane..Edhe në Kosovë ka skamje edhe në Maqedoni,Ne jo se kemi lek dhe mend me shumè se Ju,por tè paktèn zemer paskemi pasur!!Kjo tragjedi qè ngertheu Shqipèrin dèshmoi se “Kosovaret” qè Ju i keni nèncmuar kaq shumë paskan pasur mè shumè zemèr se Ju!”Maqedonasit”sic na keni quajtur paskan pasur mè shumè zemèr se Ju…Ku i keni “Vipat” tuaj,ku i keni ato qè ushqehen nga buka e vendit tuaj?!Ku i keni ato që i këndojnè flamurit tuaj vetèm per kèngë dhe pèrfitime?Ku jane ato biznesmena që kanè bèrè lagje super luksoze në Tiranën tuaj?Por Ne po lutemi dhe Ne falim,përsëri Falim se gjithkush jep atë që mban në shpirt..Ne do dhurojmè,do japim pèr Atdheun tonë qè hajrin kurr nuk ja pamë,por dhimbjen Ne do ja qajmë!Sepse Ne jemi mèsuar gjithmonë tju duam nè kèmbim tè asgjèje!Dhe kur vim Ne në Shqipërin e èndrrave tona,Ju na trajtoni si të huaj…Sepse e tillè paska qènè Ironia e e fatit tonè ta duam Atdheun edhe kur “Turistë” na thonë… Zoti qoft me ty Shqipëri!Me ty në të mirë dhe në ditë zi❤…(luanesha)StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...