Facebook-u i bashkon nënë e bir pas 27 vjetësh

Për Facebook-un është folur shumë, për të mirat e tij, rreziqet, përparësitë, për themeluesin e Facebook-ut, Mark, etj.

Në fakt, Facebook ka bërë të mundur që një histori trishtuese të përfundojë në lot gëzimi.

Një nënë nga Mbretëria e Bashkuar e ka gjetur djalin e saj të zhdukur qe 27 vjet, zhdukjen e të cilit e kishte lajmëruar në organet kompetente.

Asaj ia kishin rrëmbyer fëmijën. Protagonistja e kësaj historie është Avril Grube një grua 62 vjeçare, që jeton në jug të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo është ndarë në vitin 1982 nga burri i saj, Jospeh, me nacionalitet hungarez, dhe ai kishte arritur të e merrte kujdestarinë e djalit të tij Gavin, i cili në atë kohë ishte shumë i vogël.StrugaLajm

Një ditë babai i djalit e dërgoj atë që të kopsht zoologjik,  dhe që nga ajo kohë ajo nuk e kishte parë më kurrë djalin e saj. Në realitet, Joseph i cili kishte vdekur në vitin 2006, e kishte dërguar djalin e vet në vendin e tij.StrugaLajm

Gjithë jeta e Gavin Paros ka qenë e jetuar në Hungari.

Ai ka marrë surprizën e jetës së tij: kur ka takuar nënën e tij dhe tezën e tij, Beryl Wilson.

Që të dyja kanë kaluar gjithë kohën për tre dekada për të e gjetur Gavin: ato kanë kontaktuar me Ambasadën e Hungarisë dhe rasti kishte arritur në ato kohë deri tek Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, Margaret Thatcher.


Loading...
loading...