Fatmir Dehari: Koha që për Kërçovën, të mendoj çdo shqiptar

Kryetari i Kërçovës Fatmir Dehari do të kërkojë edhe një mandat në zgjedhjet e sivjetmë lokale, të caktuara të mbahen më 15 tetor.
Në një intervistë ekskluzive për Medial.mk, ish komandanti i UÇK-së, konsideron se Kërçova është një temë e ndjeshme për shqiptarët dhe përgjithësi. “Jo vetëm për qytetarët shqiptarë në Kërçovë, flas edhe për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, pse të mos jetë edhe pjesa tjetër…Parë nga ky kënd, çdo moment që mund të shkakton humbjen e qytetit lë pasoja të mëdha lidhur me historinë e gjakut të shqiptarëve, por edhe atyre që dhanë shumë mund dhe djersë. Sipas meje, për këtë moment duhet të mendojë çdo shqiptar, qoftë në aspekt individual, qoftë edhe të ndonjë grupacioni politik që të reflektojë pozitivisht që të mos vjen deri tek ai moment që të humbim qytetin”, ka thënë Dehari.

Ai mes tjerash ka folur edhe për kontributin e madh të mërgimtarëve, duke shtuar se kanë qenë bartës të këtyre projekteve, madje mbështetës kryesor të atyre projekteve më 2013. Sipas tij, tani është kur duhet të flasim për emrat e kandidatëve, kjo sepse shpeshherë ata dalin nga qarqe të ndryshme, qoftë nga mediat, apo grupacione apo njerëz.
“Si do që të jetë ne duhet të jemi parimor në këtë aspekt. Siç edhe theksova, qytetarët të jenë ata që do të vendosin për kandidatët”, ka thënë ai.StrugaLajm

Lidhur me një marrëveshje eventuale midis VMRO-së dhe LSDM-së për Kërçovën, Dehari ka këtë përgjigje:
“Historikisht, koalicionet ishin pjesë e partive politike dhe është e mundur, (edhe pse vërehen konfrontime mes dy taborëve politike LSDM dhe VMRO-DPMNE), mund të ndodhë të mos përkrahin një kandidat, mund të ndodhë që dy partitë të dalin me dy kandidatë”, shton Dehari.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...