Ferati:Tateshi i Poshtëm, nuk ka ujë as edhe me orare!

 

Banorët  e Tateshit të Poshtëm në vazhdimësi po përcjellin shqetësimi se kanë probleme të theksuara me ujin e pijshëm.Ata të  thonë se po ballafaqohen prej  shumë kohësh me mungesën e ujit në cezmat e tyre, gjendje e cila po bëhet e padurushme .Feriz Ferati kryetari i Bashkësisë Lokale të  Tateshit të Poshtëm  thekson se Ndërmarrja e ujësjellësit ka afishur një orar për ndërprejen e pjesshme të ujit I cili sipas tij nuk mund të zbatohet sepse Tateshi I Poshtëm nuk kam ujë pothuajse 24 orë.Ai nëpërmjet Strugalajm  kërkon që detyrimisht autoritetet të ndërhyn në të mirë edhe të evitimit të pasojave të tjera, që mund të vin nga mungesa e përhershme e ujit në cezmat e këtij fshati.Ferati potencon se  arsyetimi se uji harxhohet nga lidhjet e paligjshme  nuk qëndron sepse duhet të jenë auturitete që duhet të ndërmarrin masa dhe të vendosin rregullin ndaj atyre dhe jo nëpërmjet këtij arsyetimi të penalizohen të gjithë banorët e fshatit.Prej vitesh banorët e Tateshit sidomos gjatë stinës së verës kanë përcjellur shqetësimin se ballafaqohen me mungesën e dukshme të ujit të pijshëm në cezmat e tyre .(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...