FITUESI I PARË I TRE MILIONË DENARËVE ËSHTË NGA SHTIPI

Fituesi i parë nga prej tre milionëve denarëve nga ‘TVSH-ja ime, dhurata ime’, është Dejan Petkov nga qyteti i Shtipit.

Rreth 42 milionë llogari fiskale që kanë skanuar 216 mijë qytetarët morën pjesë në lojën shpërblyese ‘TVSH-ja ime, dhurata ime’ për tre milionë denarë.

Deri tani ka pasur 45 shpërblime me nga 100 mijë denarë dhe mbeten edhe nëntë edicione me nga 15 shpërblime për çdo muaj me nga 100.000 denarë dhe një shpërblim kryesor prej tre milionë denarëve.StrugaLajm

Më së shumti llogari fiskale janë skanuar më 6 mars apo 717.000 llogari fiskale ndërsa qytetarëve vetëm këtë ditë u janë kthyer 878 mijë denarë.StrugaLajm

Të gjithë pjesëmarrësit në lojën shpërblyese ‘TVSH-ja ime, dhurata ime’ jo vetëm që kanë mundësi të fitojnë dhuratat ditore me nga 1000, 2000 dhe 3000 denarë, por edhe çdo muaj mund të marrin para nga kthimi i TVSH-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...