Fshatrat pa energji dhe ujë të pijshëm ,Struga pa ujë!

Pothuajse të gjithë fshatrat e Strugës prej mbrëmë janë pa energji elektrike informohet Strugalajm.com nga banorët vendor.Dollogozhda dhe fshatrat përreth janë pa energji elektrike prej mbrëmë .Gjithashtu raportohet pa energji janë edhe fshatrat Frëngovë,Kalishtë,Ladorisht si dhe fshatra të tjerë.U desh vëtëm një reshje dëbore për të paralizuar Strugën.Situata bëhet emergjente sepse si pasojë e mungesës së energjisë një pjesë e fshatrave rrjetin e ujësjellësit e kanë të varur nga energjia elektrike dhe për pasojë nuk kanë ujë.Gjithashtu raportohet se edhe qyteti i Strugës nuk ka ujë. (Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...