Genta Ismajli drejt martesës me biznesmenin turk! Zbulohet detajet

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk Hysen Usta, së fundmi dhanë një intervistë për “Prive”, ku zbuluan si u njohën dhe planet për të ardhmen.

Genta tregoi se ajo dhe Usta janë parë në një restorant dhe ishte dashuri me shikim të parë. Këngëtarja u shpreh se i pëlqen shumë fakti që partneri ia shpreh dashurinë publikisht dhe tregoi unazën me të cilën Usta i ka propozuar për martesë.

Gjatë intervistës, Genta dha edhe lajmin e bukur se mendon të bëhet nënë.

“Definitivisht dua të bëhem nënë. Jam duke menduar të bëhem nënë, është ndër dëshirat e mia më të mëdha”, tha Genta.

Aktualisht Genta po xhiron videoklipin e këngës së saj më të re ku do ta dëgjojmë të këndojë edhe turqisht.

Loading...
loading...











Loading…


loading…