Ibrahimi i PDSH-së: ‘BDl e bëri “Shqipërinë e madhe” e tash po na del me propozim të ri “kapital” për “Kryeministër”!

Shkruan: Orhan Ibrahimi

Është tepër zhgënjyese, e turpshme, skandaloze, pas mashtrimit të madh historik që e bëri në vitin 2001, e që shkeli me dy këmbë zotimin që e bëri se po e bën Shqipërinë në hapsirat ku shtrihen shqiptarët. E sot, pas 19 vite që na çliroi dhe e bëri “Shqipërinë” na del me propozim të ri “kapital” për “Kryeministër”!

Skandaloze, e pa toleruar, katastofale e me përmasa tragjike për shqiptarët është sesi pas 18 vite qeverisje, i stërngopur me korrupsion dhe i zhytur në afera kombëtare e ndëkombëtare ky “lider”, vazhdon me pandjesinë dhe paturpsinë extreme të luaj me intelektin kolektiv tonin!

Po ç’rëndësi ka positi President, Kryetar Parlamenti, Kryeministër shqiptarë me këtë kornizë kushtetuese dhe ligjore.

Ky na qenka synimi ynë?!StrugaLajm

Prioritet mbi prioritet duhet të jetë që në Maqedoninë e V. të instalohet Demokracia Konsesuale.

Nuk e besoj që shqiptarët do të lejojnë këtë mashtrim të radhës. Sepse 18 vite BDI, ka lejuar diskriminimin e shqiptarëve si në mesjetë, rrënim të sistemit shëndetësor e arsimor, pushtet gjyqësor monoetnik, politik e joprofesional. Ikje masive e rinisë, mosperspektivë, momente të vrasjeve tragjike me motivacion politik, përçarje e vëllavrasje, ndjekje e burgosje politike. I ka shitur mbi 20 miliard euro mjete buxhetoretë të shqiptarëve si projekte për investime në vendbanimet maqedonase në kompenzim te disa miliona euro për strukturat kriminele të saja.StrugaLajm

Në anën ku jetojnë maqedonasit është ndërtuar infrastukturë me standarde më moderne,autostrada,rrugë rajonale e lokale,hidrosisteme, shkolla e universitete, teatro, filharmoni, palestra e objekte sportive, zona të lira ekonomike me disa dhjetra fabrika investime të huaja,(p.sh Kavadarci, qytet me 28000 mije banore, qeveria ka derguar investime te huaja duke ndërtuar një fabrikë Dreksler Maer me 5338 të punsuar), ujësjellës e kanalizme, Shkupi 2014 me vlerë 1 miliard euro, makedonsko etniçko sello, teleferik për në Vodno etj,etj.

Në anën shqiptare, kemi infrastukturë mesjetare, përballemi me gjërat më elementare, asnjë metër autostradë që lidhë qytetet shqiptare me pikat kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës, nuk kemi ujë të pishëm, pa kanalizime, objekte shkollore te rrënuara dhe në rrënim të sipër, pa ambulanca , pa asnjë zonë të lirë ekonomike, pa asnjë fabrikë të ndërtuar si investim i huaj në ndonje qytet shqiptar, e si pasojë asnjë i punsuar.

Kurse për ndërrmarjet e fuqishme publiko-private as mos të flasim, siç janë ELEM,MEPSO,EVN, apo kompanitë e telefonive celulare,në sektorin bankarë, shqiptarët përfaqsohen dhe marrin pjese me një dhe dy përqind. Diskriminim klasik,vjedhje dhe haraç ndaj qytetarve shqiptarë.

Gurbetçarët nga Maqedonia e V. si përbërje etnike jane 90 % shqiptarë dhe 10 % të tjerë. Kurse dy miliard euro në vjet hynë si remitenca nga ato. E këtë të vërtetë, as 2% e shqiptarëve nuk e kanë të njohur. Kjo është pasojë e territ informativ,e mercenarizmit dhe argatllukut të BDI-së dhe Alisë, që sa më lehte të plaçkiten këto mjete të lotit e gjakut të pjesës më të ndjeshme të kombit.

Ky shfrytzim dhe diskriminim mesjetarë, besojë dhe shpresojë janë mjaftueshëm që të kthjellemi dhe Aliun nuk duhet lejuar që t’na mrekullojë dhe surprizojë me këto ide të tija “kreative”.

In : Aktuale

Loading...
loading...