Ja cili është kërcënim real për Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përsëri shprehu shqetësim për rrezikun nga shpopullimi. Referuar zhvillimeve të fundit, në lidhje me ndalimin e procedurave gjyqësore kundër liderit të partisë opozitare, Partisë Demokratike, Lulzim Basha për lobimin rus, Meta thotë se “rreziku i vërtetë në Shqipëri është emigracioni, dhe për këtë arsye e përsërit thirrjen deri tek politikanët të krijojnë dialog”.

“Kambanat e alarmit po bien! Ndal shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon dialog urgjent, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë evropiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, shkruan Meta në Fejsbuk.StrugaLajm

Dhe së fundmi Meta tha se shpopullimi është shqetësimi i tij më i madh dhe bëri thirrje që politika të reflektohet, ndërsa qytetarët “t’i thërrasin mendjes”.

“Shqetësimi im më i madh është tërmeti i përditshëm me gjakderdhje të brendshme, që e quaj shpopullim. Politika duhet e para të reflektohet, por shqiptarët gjithashtu duhet t’i thërrasin mendjes sepse mund të ikin në cilin do vend të botës, por do ta humbasin atdheun e tyre”, theksoi Meta.StrugaLajm

Ai shtoi se shifrat e fundit tregojnë se numrat e qytetarëve shqiptarë, të cilët në vitin 2019 e kanë lëshuar vendin, është në rritje për 16 për qind në krahasim me vitin 2018 dhe është i pranishëm trendi i rritjes.

Sipas Institutit Shtetëror të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) gjatë vitit 2018 emigruan mbi 38.000 qytetarë shqiptarë. Në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2017 nga vendi janë shpërngulur 333.000 persona

In : Aktuale

Loading...
loading...