Këngëtarja shqiptare që po pushton skenën në Zvicër

Lorena Beadini është vetëm 14-vjeçare, por është një talente e madhe e muzikës. Ajo po merr pjesë në gara të ndryshme, duke u vlerësuar lart për paraqitjet e saj, shkruan albinfo.ch.

Së fundi, Lorena ka marrë pjesë në garën prestigjioze për fëmijët në Zvicër “Kids Voice Tour 2017- Riviera Centre-Rennaz”, ku kërkon votën tuaj, që të depërtojë më tutje në këtë garë shumë të rëndësishme.

Ajo këtë vit ishte edhe finaliste te “Rookies” në “Zentralschweiz Talentshow” në Zug. Edhe dy vjet më parë ishte finaliste e kësaj gare.

Lorena Beadini është e lindur në Zvicër, ndërsa prindërit e saj janë nga Maqedonia. I ati është nga Tetova, ndërsa nëna nga Shkupi. Lorena është një nga talentet shqiptare që pritet të bëhet një emër i njohur në botën e muzikës.

Që në fëmijëri u dallua për talentin e saj muzikor. Në moshën 6-vjeçare asaj iu dha rasti të këndojë para publikut. Me zërin e fuqishëm Lorena Beadini mori duartrokitje të gjata nga publiku zviceran.

Lorena thotë se mund të këndojë në disa gjuhë të huaja, por edhe në shqip. “Përpos gjuhës angleze, unë këndoj edhe në gjuhën spanjolle, italiane, frënge, por gjithsesi edhe në gjuhën shqipe. Dëshira ime është që të këndoj para publikut shqiptar”, është shprehur ajo kohë më parë për albinfo.ch.

Edhe pse është vetëm 14-vjeçare, ajo konsiderohet me të ardhme të ndritur, ndoshta duke ndjekur edhe rrugën e këngëtarëve të famshme shqiptare si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Linku ku mund ta votoni Lorena Beadinin: http://www.kidsvoice.ch/de/videos/casting-tour-2017/riviera-rennaz-rennaz/

Loading...
loading...











Loading…


loading…