Këta janë biznesmenët që u zhvatën nga Boki 13 dhe Katica Janeva

Shkup, 16 korrik – Zhvatja e grupit të Boki 13, Zoran Kiceev dhe shefes së PSP, Katica Janeva nuk ka përfunduar te biznesmeni Jordan Kamçev i cili rastin e paraqiti në polici, informon ekskluzivisht “Ekonomski Lider” nga burimet e hetimit, transmeton gazeta Koha.

Përveç Kamçevit, të zhvatur kanë qene edhe dhjetë biznesmen dhe kompani të tjera që kanë paguar zhvatje në vlerë prej 5 milion euro.

Siç pohon burimi i afërt me portalin ekziston intenca që PTHP të zgjerojë rastin për zhvatjen prokurore-mediale, por nga qarqet e larta politike ky proces po bllokohet, sepse në të me siguri do të pësojë Janeva, por edhe së paku dy funksionarë të lartë të partisë në pushtet LSDM.

Burimet nga PTHP për “Lider” kanë informuar se gjatë bastisjes së djeshme, në kompjuterin e Jovanovskit kanë gjetur materiale komprometuese për rreth pesëdhjetë biznesmenë të njohur, ndërsa ka patur incizime edhe me përmbajtje private të marrëdhënieve seksuale. Siç merret vesh, në hetim është e dyshimtë që një pjesë e madhe e materialeve që i ka poseduar Boki 13 janë në format që aludon se janë marrë nga MPB.

Kjo sjellë në indikacione që në zhvatje janë përfshirë funksionarë të lartë të pushtetit që kanë lidhje me shërbimet e sigurisë, për të çka shkruante edhe gazetari Branko Gerovski, i cili aludonte në funksionaren me emrin kodues “FRIKI”. Përveç materialeve nga PSP, zhvatja është bërë edhe me materiale të xherra nga MPB dhe Policia financiare.StrugaLajm

Siç merret vesh nga burimet e PTHP, hetimi duhet të zgjerohet dhe do të kërkohen rrëfime edhe nga biznesmenë të tjerë, sepse gjatë përcjelljes së parave është vërtetuar se grupi prokuror-medial ka grumbulluar para edhe nga ata.

Jozyrtarisht nga burime të hetimit merret vesh se ky grup ka zhvatur para nga shtypshkronja “EVROPA 92”, pronar i së cilës, Ratko Dimitrovski ka paguar 500.000 euro për PSP t’i kthejë pasaportën dhe të ndërpresë ndjekjen për rastin “Banka Postale”.StrugaLajm

Burimi i hetimit pohon se për rastin e njëjtë është zhvatur edhe pronari i kopanisë “NOEL” nga Gjevgjelia, Tome Gllavçev, i cili ka paguar zhvatje në vlerë prej 1 milion eurove, për Katica Janevën dhe PSP.

Siç merret vesh nga burimet e hetimit, viktimë e zhvatjes së grupit prokuror-medial ka qenë edhe Dejan Pandeleski, pronari i “Llozar Pelisterka”, i cili ashtu sikurse Orçe Kamçev ishte pjesë e rastit “Perandoria” dhe ashtu sikurse Kamçevi ishte i liruar nga paraburgimi dhe iu ishte kthyer pasaporta. Për këtë shërbim nga PSP, sipas burimit të hetimit, Pandelevski kishte paguar 1.5 milion euro.

Përcjellja e parave jep indikacione se i zhvatur ka qenë edhe biznesmeni Vlladimir Todoroviq i “TINEKS”, nga i cili ky grup ka nxjerrë 200.000 euro. Por Todoroviq kishte folur publikisht se këto para ai i kishte dhënë si bashkëpunim biznesi dhe jo si zhvatje.

Në qarqet e prokurorisë, qarkullon edhe informacioni se viktimë ka qenë edhe Silian Micevski i cili gjoja ka paguar zhvatje në shumë prej 2 milion euro, që të mos jetë i lidhur me ndonjërën nga rastet e PSP.

Këtyre ditëve pritet që të gjithë këta biznesmenë të dëshmojnë për zhvatjen, ndërsa përmendet edhe emri i Zoran Azmanov nga “NASTEL”, i cili publikisht ishte shprehur se ka qenë i zhvatur.

In : Aktuale

Loading...
loading...