Kujdes! Të fluturosh me kompaninë ajrore Germania është e rrezikshme!

Mediat më të mëdha të Zvicrës si Blick, 20 Minuten dhe të tjera njoftojnë se:
kompanisë ajrore gjermane Germania i kanë mbaruar paratë.
Hotelplan nuk shet më bileta për kompaninë ajrore Germania.
Agjensitë më të mëdha turistike mënjanojnë Germanian. Nga frika se do të falimentojë, Hotelplan tani e tutje nuk shet më bileta nga përfaqësimi zviceran i Germania.
“Për shkak të gjendjes aktuale të Germanias ne kemi ndaluar të gjithë llojet e prenotimeve dhe shitjeve të biletave nga Kompania Ajrore Germania Flug Ag me qëllim marrjen e masave të sigurisë”, thotë zëdhënësi i Hotelplan Priska për 20 Minuten. Edhe nëpër filialet po ashtu nuk shiten më bileta të fluturimeve nga Germania Flug Ag.
„Në qoftë se ndonjë klient do që megjithatë të fluturojë me këtë aviokompani, ai duhet të nënshkruajë një autorizim që thotë se ne si agjensi turistike nuk garantojmë për çfarë mund të ndodhë“, vazhdon zëdhënësi i Hotelplan.

Shitjen e biletave të Germania e ka ndërprerë edhe Tui Suisse.

Vështirësitë, që i numëron zëdhënësi, me të cilat përballet Germania, kanë ardhur si rezultat i rritjes masive të çmimit të kerozionit sidomos vitin që lamë, turbulencat e tregut valutor, por edhe futjes në treg të shumë kompanive ajrore të reja.StrugaLajm

Sipas hulumtimeve të bëra nga portali për Fluturime Ajrore Aerotelegraph, Germania deri më 27 dhjetor të vitit 2018 ka shpenzuar 20 milion euro për të funksionuar. Ajo thjesht nuk i përballon çmimet e ulta.

Burimet:StrugaLajm

Blick: https://www.blick.ch/news/wirtschaft/deutscher-airline-gruppe-geht-das-geld-aus-hotelplan-verkauft-keine-germania-tickets-mehr-id15104639.html

20 Minuten: https://www.20min.ch/finance/news/story/Airline-Germania-geht-das-Geld-aus-26100878

In : Aktuale

Loading...
loading...