Lidhja Futbollistike e Strugës, zhvilloi kuvendin vjetor

Sot në Strugë është zhvilluar Kuvendi komunal i Lidhjes Futbollistike të Strugës në hapësirat e hotelit ‘’Drin’’.Në këtë takim sipas njoftimit të kësaj strukture kanë marr pjesë 32 delegatë nga 38 sa numëron ky organ si dhe përfaqësues nga Këshilli drejtues i FFM-së.Në këtë takim është shqyrtuar raporti financiar si dhe programi për punë.Gjithashtu në këtë takim është shqyrtuar edhe raporti i punës I Lidhjes Futbollistike të Strugës si dhe organeve të saja i cili njëzëri është miratuar.(Strugalajm.com)