Llabunishti, fshati me dy deputetë që e ”mban në këmbë ” qeverinë e Zoran Zaevit!

Shumica parlamentare në Maqedoni, përbëhet nga 62 deputetë nga 120 sa numëron aktualishtë Kuvendi,   që do të  thotë se diferenca ndërmjet pozitës dhe opozitës është  në nivele të përafërta si asnjëherë më parë.Në këtë përbërje, parlamentare fshati Llabunishtë, përfaqësohet me dy deputetë , Agim Shaqirin e BDI-së, dhe Alija Kamberoski, nga partia e Fijat Canoskit, që në zgjedhjet e fundit ishte në koalicion parazgjedhor me LSDM-në.Të dy, deputet ,sic dihet tashmë janë pjesë e partive që mbështesin qeverinë e kryeministrit, Zoran Zaev, dhe krijojnë shumicën e cilësuar gjatë seancave të Parlamentit të Maqedonisë.Ndërkohë, në këtë përbërje nga Struga, janë edhe deputetët Liljana Zaturoska nga VMRO si dhe Jovan Mitreski nga LSDM si dhe lideri i LR-PDSH-së që përfaqëson zonën e 6 zgjedhore në Parlamentin e Maqedonisë.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...