Menduh Thaci tregon se në çfarë rrethanash mund të bashkëpunojë me partinë e Selës!

Në një intervist për Lajm TV, i pari i PDSH-së Menduh Thaçi ka folur për mundësinë e bashkëpunimit të partisë që ai udhëheq me partitë tjera opozitare.
Sa i përket bashkëpunimeve Thaçi thotë se janë më afër për  bashkëpunim me Lëvizjen Besa sepse ajo e përkrah shumiën por nuk është pjesë e Qeverisë, kurse sa i përket bashkëpunimit me Aleancën për Shqiptarët, Thaçi thotë se do pranonte bashkëpunim vetëm nëse ata do të distancoheshin nga bashkëpunimi i tyre me BDI-në

“Sigurisht që mundësia për bashkëpunim ekziston por në bazë të parimeve dhe principeve politike domethënë Lëvizja Besa vazhdimisht dhe publikisht thotë se vetëm i ka dhënë nënshkrimet dhe nuk do të bëhet pjesë e Qeverisë, kjo në aspektin parimor e favorizon mundësinë e këtij bashkëpunimi, në mes PDSH-së dhe Besës si dy struktura politike qartazi opozitare. Kurse sa i përket Aleancës për Shqiptarët apo siç e thatë ju LR-PDSH-së, s’po merrem shumë me çështje juridike por ajo është LR-PSHD, por ne jemi të pafuqishëm krejt imediat I quajnë ashtu kurse ata janë ndryshe të regjistruar. Para zgjedhjeve ne nuk i pranonim ata si faktor politik për shkak se nuk ishin të legjitimuar dhe legalizuar, tash janë të legjitimuar dhe legalizuar, kanë marrë një sasi të votave dhe nuk është çështja jonë që ne të vlerësojmë se a ekzistojnë ata apo jo. Votat që populli ja dha i ka vlerësuar se ata ekzistojnë. Mundësia e bashkëpunimit me ta është në nivelin zero, pse? Për shkak se bashkëpunimii Aleancës me BDI-në është në nivelin 100, ata janë bashkë, në koalicion dhe do të jenë pjesë e qeverisjes, sa më poshtë ulet mundësia i bashkëpunimit të Aleancës me BDI-në, aq më shumë ritet mundësia për bashkëpunimit në kuadër të zgjedhjeve lokale mes atyre dhe PDSH-së. Kjo është një qasje parimore, apsolotisht unë mendoj se  rezultati i zgjedhjeve të fundit, I keq I dobët port ë gjithë neve liderëve na dhanë mend pak, sidomos neve të opozitës, ne ishim fajtorët që nuk u bëmë bashkë, votat e popullit ishin në anën e opozitës 125 apo 126 mijë me 82 apo 83 mijë dhe kjo është definitivisht e qartë do të mundohem maksimalisht ti ofrohemi kësaj mundësie të bashkëpunimit” deklaroi ThaçiStrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...