MO në preambulë, ekspertët: Nuk ka lidhje me avancimin e shqiptarëve

Përfshirja e Marrëveshjes së Ohrit në Preambulën e kushtetutës, nuk ka lidhje me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Kështu vlerësojnë ekspertet e të Drejtës kushtetuese. Sipas tyre

Preambulla ka vetëm natyrë politike. Ajo nuk është normë juridike për të ndikuar në ndonjë realitet të ri.StrugaLajm

“Dua të them se nuk ka të bëjë me avancim për të drejtat e shqiptarëve në këtë vend. Sepse preambulla ka karakter politik, sepse është një dokument dhe akt i një teksti me përmbajtje politike dhe nuk është normë juridike, që të detyron drejtpërdrejt zbatimin e saj. Një anë tjetër që dua ta them për preambullën, nëse kemi një paqartësi në mënyrën e interpretimin të ndonjeë dispozite brenda tekstit të kushtetutës, atëherë preambulla në këtë rast do shërbejë si mjet për ta bërë sqarimin apo interpretimin më të plotë të një dispozite brenda saj”, tha Mersim Maksuti, Profesor Universitar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...