Ndryshimet dhe paisja me tekste shkollore me mësim në gjuhën shqipe!

Sabaudin Zhuta

Librat e edukates muzikore, që nga botimi i tyre jan jashta përdorimit, nuk ka nevojë të bëhet kurrfar revizioni, thjesht ato janë fyese, përbuzëse me brendin ideologjike që kanë, joprofesional dhe të papërdorshëm për mësim në gjuhen shqipe!

Unë disaherë i kam cek arsyjet se pse !

-Duhet menjëherë të angazhohen ekspertë të kësaj fushe për përpilim të teksteve shkollore dhe të përmbushet obligimi themelor që dhe nxënësit shqiptar të kenë tekstet shkollore kualitative për tu mbindërtuar me thesarin e fushës muzikore shqiptare, por edhe të fushave tjera.

– Varianti tjetër është; mundësija e paisjes me tekste të programeve të përbashkëta me ato të R.Shqipërisë dhe R.Kosoves dhe ate sa më urgjentë ! Shpresoj se Ministresha Deskoska ka vullnet dhe do e gjen rrugën sa më të shpejtë për zgjidhjen e këtij problemi të trashëguar !StrugaLajm

MASH-i, para ca ditësh doli me këte prononcim:

“Një ndryshim i tillë nuk mund të bëhet brenda natës, sepse nëse tërhiqet një tekst shkollorë, duhet të gjendet zëvendësues. Nuk është e mundur të presim që këtë vit shkollorë të ndodhin ndryshime, por menjëherë pas analizave do të kemi mundësi të vendosim se a do të tërhiqen tërësisht tekstet, apo do të kryhen ndryshime ose plotësime të të njëjtëve. Sa i përket pyetjes për tekstin e muzikës, e njëjta vlen edhe për këtë libër , domethënë arsimtarët këto vërejtje duhet t’i shënjojnë në linkun e dërguar e më pas do të vendoset edhe për këtë tekst. Andaj, bëjmë apel deri tek arsimtarët që të jenë sa më aktiv dhe t’i paraqesin të gjitha gabimet dhe lëshimet.”- thuhet në pergjigjen e MASH-it. dhe harrojnë se këto tekste bastarde nuk jan që nda dje, por afër ka një dekadë, nga viti 2009 !StrugaLajm

Sa u përket librave me gabime duke filluar nga ato drejtshkrimore e deri tek shtrembërimi i fakteve ,pak ditë më parë, vetë Ministrja Prof.Dr.Renata Deskoska, tha për mediat se procesi i revizionit të teksteve kërkon kohë.Ajo ceku se:

– “Procesi i revizionit të teksteve, unë këtë e bëra të ditur edhe më herët, nuk mund të kryhet shpejt. Vendosëm që për tekstet të mos shkojmë për zëvendësim individual të secilit libër, por do të filloj proces i revizionit të plotë, së pari në planin e mësimdhënësve, programet, e pastaj edhe për tekstet”, tha ministrja Renata Deskoska.

Sidoqoftë, duhet thënë se pasojat jan shum të rënda dhe kompensimi është i pajustifikueshëm mbase përgjegjsija bjen mbi ish ministrin  e këtij dikasteri Nikolla Todorov dhe jovetëm i tij.

*Autori është profesor Universiteti nga fusha e Artit Muzikor


Loading...
loading...