Reklamo ketu



Nga ASH, të rezervuar ndaj deklaratave të Bilall Kasamit?!

Aleanca për Shqiptarët zyrtarisht nuk ka dashur të komentojë deklarimet e kreut të njërit krah të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, se koalicionimin me Selën e ka të kryer dhe se bashkë do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme.

Nga partia e udhëhequr nga Sela nuk ka pasur përgjigje zyrtare, por jozyrtarisht përfaqësues të kësaj partie janë shprehur për INA se nuk ka asgjë konkrete lidhur me deklaratën e Kasamit, derisa kjo parti po përjeton pëçarje të thellë dhe ndarje në dysh që do të dëmtojë opozitën shqiptare dhe do të jetë një përçarje e re e votës shqiptare.

“Ne jemi partia më e madhe opozitare që fituam rreth 60 mijë vota në zgjedhjet e fundit. Radhët tona po shtohen dhe se kemi përgjegjësi për të udhëhequr frontin opozitar. Jemi të hapur për të gjithë për bashkëpunim. Këtë e kemi shprehur edhe më parë, por dikush nuk deshti. Tani si duket i është kujtuar dhe kanë parë se janë humbës. Pas Kongresit partiak të marsit do të ketë vendime dhe shqyrtime të koalicionimeve, por synimi ynë si parti më e madhe opozitare është që të ftojmë shqiptarët të radhiten tek Aleanca për të vijuar rrugëtimin tonë për drejtësi dhe barazi në këtë shtet”, theksuan për INA, nga Aleanca për Shqiptarët.