Reklamo ketu



Nga nesër parkingu me pagesë në Strugë

Nga nesër edhe zyrtarisht, Ndërmarrja publike komunale Eko-Struga, do të startojë të arkëtojë pagesën për mjetet e parkuara në qytetin e Strugës.Sic mëson Strugalajm.com ,në fillim punëtorët e kësaj Ndërmarrje do të kërkojnë pagesë për parkimin e mjeteve motorrike në sheshin e qytetit,hapësirën te ish Komiteti apo selitë e partive,parkingu te plazhi qendror i qytetit si dhe te ai femrave.Në mbledhjen e fundit, Këshilli komunal, autorizoi Ndërmarrjen publike Eko-Struga të menaxhojë me disa hapësira për parkimin me pagesë të mjeteve .Gjithashtu, pjesë e parkimit me pagesë do të bëhen edhe disa rrugë të qytetit në një kohë të dytë.Pagesa, ashtu sic vendosi, Këshilli komunal, do të realizohet për orë-parkimi .Në qendër, një orë parkimi do të jetë 50 denarë ndërsa, në zonat e tjera pagesa varion nga 20 denarë deri në 50 denarë në orë.(Strugalajm.com)