Prej sot hyn në fuqi orari dimëror i fluturimit të cilin e aprovon Agjencia për Aviacion Civil (AAC), tha në një intervistë për Agjencinë e lajmeve Mia, drejtori i AAC Goran Jandreoski. “Më 29 tetor hyn në fuqi tashmë orari i aprovuar i fluturimit nga ana e Agjencisë që do të vlejë deri më 24 mars të vitit 2018. Në përgjithësi, nuk ka ndonjë rritje drastike të destinacioneve, përveç numrit të rritur nga 10 operacione te Viz er drejt destinacioneve të caktuara, siç janë Londra, Bazeli dhe Malme, Viz er edhe më tej mbetet kompania e cila shërben numër të madh të destinacioneve në të cilat udhëtarët e Maqedonisë munden me buxhet të lirë, të sigurt dhe të shpejt të arrijnë deri në një numër të madh të metropoleve evropiane dhe anasjelltas” tha ai. Jandreoski nuk deshi të shpalos shumë detaje rreth fluturimeve në destinacione të reja. “Gjithsesi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve bën aktivitete shtesë për zgjerimin e linjave të tjera që do të jenë në suaza të kompanive ajrore ekzistuese që aterojnë apo do të motivojnë disa të tjera të cilat do të mund të operojnë në destinacione shtesë. Në interes të moszbulimit të informacioneve për negociatat që i zhvillon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sepse janë në fazë pune, nuk do të mund t’u japë informacione shtesë për destinacionet e reja. Bëhet fjalë për dy destinacione atraktive. Shpresoj se me energji të përbashkët do të arrijmë t’i marrin ata dy destinacione për vitin e ardhshëm”, u shpreh Jandreoski
Një incident është regjistruar në fshatin Radush të Shkupit. Sipas informacioneve, një vëzhguesi të autorizuar të një partie politike dikush i ka shpuar gomat e makinës gjatë hyrjes në fshat....
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4,17 për qind, respektivisht kanë...
Në vend sot po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.814.317 qytetarë me të drejtë vote do të mund të përcaktohen për njërin nga të dy...