Prej sot hyn në fuqi orari dimëror i fluturimit të cilin e aprovon Agjencia për Aviacion Civil (AAC), tha në një intervistë për Agjencinë e lajmeve Mia, drejtori i AAC Goran Jandreoski. “Më 29 tetor hyn në fuqi tashmë orari i aprovuar i fluturimit nga ana e Agjencisë që do të vlejë deri më 24 mars të vitit 2018. Në përgjithësi, nuk ka ndonjë rritje drastike të destinacioneve, përveç numrit të rritur nga 10 operacione te Viz er drejt destinacioneve të caktuara, siç janë Londra, Bazeli dhe Malme, Viz er edhe më tej mbetet kompania e cila shërben numër të madh të destinacioneve në të cilat udhëtarët e Maqedonisë munden me buxhet të lirë, të sigurt dhe të shpejt të arrijnë deri në një numër të madh të metropoleve evropiane dhe anasjelltas” tha ai. Jandreoski nuk deshi të shpalos shumë detaje rreth fluturimeve në destinacione të reja. “Gjithsesi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve bën aktivitete shtesë për zgjerimin e linjave të tjera që do të jenë në suaza të kompanive ajrore ekzistuese që aterojnë apo do të motivojnë disa të tjera të cilat do të mund të operojnë në destinacione shtesë. Në interes të moszbulimit të informacioneve për negociatat që i zhvillon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve sepse janë në fazë pune, nuk do të mund t’u japë informacione shtesë për destinacionet e reja. Bëhet fjalë për dy destinacione atraktive. Shpresoj se me energji të përbashkët do të arrijmë t’i marrin ata dy destinacione për vitin e ardhshëm”, u shpreh Jandreoski
Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe në një vendvotim në Njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbledhur sot...
Natyra Malo Kampione shteti për Seniore! Sot (18.05.2024) në Shkup, u zhvillua dita e parë e Kampionatit Shtetëror në Atletikë për Seniorë.Klubi i Atletikës "Drini" u paraqit me dy atlete...
Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Aleksandar Dashtevski në seancën e sotme të KSHZ-së tha se rivotimi për vendvotimet ku janë vërtetuar parregullsitë do të ndodhë më 22 maj. “Votimi do...
Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) mbajti takim të jashtëzakonshëm në selinë në Tetovë. Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti thotë se LSDM dhe VMRO-DPMNE përmes rivotimit...
Liqeni i Ohrit ndodhet në kufirin malor midis jugperëndimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë lindore. Është një nga liqenet më të thellë (294 m) dhe më të vjetër në...
“Me datë 17.05.2024 në ora 16.00 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB-Veles e kanë privuar nga liria personin E.R. (44) nga Velesi. Ai kërkohej me urdhër qendror, me urdhër të...
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u shpreh se punonjësi i MPB-së është kapur me ryshfet prej 12.500 eurove. Ministri thekson se i dyshuari I.M ka qenë punonjës në...